Aktorja shqiptare, Almeda Abazi e cila është e martur me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman është njëra ndër femrat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.
Ajo është mjaft aktive duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instastory përmes së cilës ka prezantuar gjyshin dhe nënën e saj.
“Mami dhe gjyshi viti 2012”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.