Detaje nga projekti i ri i Engjëllusha Salihut

Mediale Vip

Detaje nga projekti i ri i Engjëllusha Salihut

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:14
Engjëllusha Salihu

Këngëtarja Engjëllusha Salihu ka paralajmëruar një këngë të re.

Gjatë ditës së sotme, përmes rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se ka filluar xhirimin e videoklipit të këngës.

Detajet e tjera rreth këtij projekti, këngëtarja i ka bërë të ditur për lajmi.net,  ku zbuloi se kënga është e zhanrit baladë, për dallim prej projektit të fundit që ishte këngë ritmike.

“Kënga është e zhanrit baladë, me një tekst interesant dhe videoklip që e kemi trajtuar në mënyrë të veçantë”, ka thënë Engji.

Ajo ka treguar se për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Nexhmie Muhaxheri, ndërsa kompozimin dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Ndërsa, e pyetur rreth asaj se kur do të publikohet ky projekt, Engji ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë konkrete, por me kohën do të njoftohet publiku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat