Adoleshente me flokë 'pink', befason Armina Mevlani

Mediale Vip

Adoleshente me flokë 'pink', befason Armina Mevlani

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:42
Armina Mevlani

Tashmë është një nga blogeret më të njohura në vend dhe jo vetëm, si dhe daljet e saj janë të kuruara deri në detaje.

 Një foto e postuar nga Armina në Insta storyn e saj ka treguar se dhe vite më parë ka qenë e fiksuar me modën më të fundit.

Tiparet e fytyrës janë të njëjta, por modeli i flokëve dhe çdo gjë tjetër është shumë larg pamjes me të cilën jemi mësuar ta shohim Arminën. 

“Pra ja ku është bomba! Siç e shikoni kam qenë një adoleshente me shpirt të lirë, totalisht ‘punk’ me flokë rozë. Isha Budiste siç mund ta shikoni nga bluza ime dhe e kam shijuar plotësisht jetën time” ka shkruar Armina në foton e publikuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat