Inva Mula shoqërohet në koncert nga personi më i rëndësishëm në jetën e saj

Mediale Vip

Inva Mula shoqërohet në koncert nga personi më i rëndësishëm në jetën e saj

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Inva Mula

Këtë herë sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të jetë më afër vendit tonë, për shkak të angazhimeve të saj në talent show ‘Virtuozët’. Për ktë shkak Inva duhet të jetë gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe ndaj ajo ka filluar të jetë edhe më prezente në eventet e organizuara në vend. Së fundmi Inva ishte e ftuar për të performuar në koncertin “Viena përshëndet Tiranën”. Ky koncert është shumë i rëndësishëm për botën e artit, sepse çdo vit mbledh disa nga emrat më të rëndësishëm të artit austriak dhe atij shqiptar. Në këtë event Inva Mula ishte e shoqëruar nga vajza e saj 5-vjeçare, Nina. Të dyja nënë e bijë ishin veshur me shumë shije e klas ashtu siç e kërkon edhe kodi i veshjes në të tilla evente. Në prapaskenë Inva dhe Nina gjatë gjithë kohës janë parë të kapura përdore me njëra-tjetrën, sepse me siguri për Invën, Nina është antistresi më i mirë në të tilla raste.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat