Kylie bën të lumtur fansat e saj me veprimin e fundit - Bota Sot
Kylie bën të lumtur fansat e saj me veprimin e fundit

Mediale Vip

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kylie bën të lumtur fansat e saj me veprimin e fundit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:36
Kylie Jenner

Fansat e Kylie Jenner me siguri janë duke marrë frymë të lehtësuar pasi kanë parë rikthimin e Mbretëreshës së tyre në Instagram. Pikërisht një javë pasi Stormi, e vogla e Kylie, bëri debutimin e saj të parë në Instagram, nëpërmjet llogarisë të së ëmës, Kylie nuk ndau një, por dy foto të saj.

Daljen e saj të parë pas lindjes ajo e bëri fundjavën që kaluam, ku u shfaq me një palë pantallona të shkurtra, e në fakt nuk dukej aspak se ka mbajtur në barkun e saj një bebe për nëntë muaj. Ajo dukej më në formë se kurrë dhe kishte sërish format e saj të mëparshme.

 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Pas lajmit mbi shtazëninë e saj, ndonëse Kylie nuk e konfirmoi kurrë deri sa vogëlushja erdhi në jetë, në rrjetet sociale nuk gjendej asnjë gjurmë nga bukuroshja. Kjo gjë i shqetësoi dhe i inatsoi pa fund fansat e saj, por ato e falën në fund kur kuptuan se Kylie kishte dashur vetëm të shijonte në paqe pritjen e ëmbël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test