Zbulohet e dashura e Ermal Metës, një dashuri 8 vjeçare

Mediale Vip

Zbulohet e dashura e Ermal Metës, një dashuri 8 vjeçare

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:38
Silvia Notargiacomo dhe Ermal Meta

Padiskutim që Ermal Meta është bërë një yll ndërkombëtar, edhe pasi ia doli mbanë në “Sanremo”. Nëse ai në intervistat e mëhershme e ka cekur pak historinë e tij të dashurisë, tashmë çdo gjë duket se është zbuluar. Për të, dashuria ka një rol thelbësor dhe se e mbron atë në çdo formë.

Historia e dashurisë së Ermal Metës është goxha e gjatë dhe daton 8 vjet më parë dhe këto detaje janë zbuluar vitin e kaluar, kur këngëtari shqiptar arriti në vendin e tretë në “Sanremo”.

Frymëzimi i një triumfuesi si Ermal Meta vjen mesa duket nga lidhja e dashurisë që ai ka me spikeren italiane, Silvia Notargiacomo.

Në një intervistë për CHI, Ermali shprehet: “Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është, nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq. Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”.

Silvia Notargiacomo, zëri i famshëm i televizionit italian Rtl dhe Radio Zeta, është e fejuara e Ermalit që tashmë prej tetë vitesh.

Ata bashkëjetojnë dhe dje, pas suksesit të Sanremos, Silvia ka vendosur ti dedikoj disa rreshta Ermalit për triumfin në “Sanremo”.

Ja lumturia, janë të gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar dhe që i ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, shkruan Silvia në postimin e saj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat