Ermal Metën nuk e ndal askush, fiton Sanremon - Bota Sot
Ermal Metën nuk e ndal askush, fiton Sanremon

Mediale Vip

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Ermal Metën nuk e ndal askush, fiton Sanremon

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:32
Ermal Meta dhe Farbizio Moro

Me çmimin në dorë, mes shumë duartrokitjeve, kantautori shqiptar, Ermal Meta nuk i ka fshehur emocionet.

“Është një emocion i papëshkrueshëm. Unë ia kushtoj këtë çmim shtëpisë sime diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- tha Meta.

Kurse këngëtari tjetër, Farbizio Moro, ia kushtoi çmimin djalit që e ndiqte live nga salla.

Nga pezullimi, drejt triumfit

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali.

“Non mi avete fatto niente” rrezikoi t’i përjashtonte nga konkurrimi dy kantautorët në bazë të akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar në “Sanremo”-n e të rinjve të vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvanit e Gabriele De Pascalit, por gjatë konferencës për shtyp para medieve, Fabrizio Moro tha se këngën në fjalë e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit të saj nëpërmjet produksionit të sivjetshëm ishte një rikthim i vlerave që nuk duhet të harrohen.

Pas vlerësimeve të bëra, edhe “Rai” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”.

Image

Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.

Tanime është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test