“New Rules” e Dua Lipës në vendin e parë të top 40 radiove të SHBA-ve

Mediale Vip

“New Rules” e Dua Lipës në vendin e parë të top 40 radiove të SHBA-ve

Më: 27 janar 2018 Në ora: 09:17
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare pos koncerteve dhe këngëve të reja, po vazhdon të korr suksese të reja.

Ajo së fundi ka bërë të ditur për një arritje të re me këngën “New Rules”, e cila po konsiderohet edhe si një himn i ri për femrat.

Këngëtarja ka pohuar përmes rrjeteve sociale se kënga është renditur në vendin e parë në listën e 40 radiove më të rëndësishme të SHBA-ve.

“New Rules zë vendin e parë sot në top 40 radiot e SHBA-ve. Sot është një ditë e mirë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Lipa.

Kjo e fundit është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe në albumin e dytë pas suksesit të arritur me debutuesin, i cili u zgjodh si më i miri i vitit të kaluar.

Ndryshe, “New Rules” po vazhdon të dëgjohet në YouTube, ku deri më tani ka kapur shifrat prej mbi 944 milionë shikimesh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat