Projekti i fundit nga Agon Amiga ka rezultuar i suksesshëm.
Përveç klikimeve që ka marrë, se kënga u pëlqye mjaft shumë nga fansat dëshmohet edhe nga videot që ai i publikon në Instagram.
Aty shihen video që ndjekësit i kanë dërguar nga vende të ndryshme ku po dëgjohet kënga e tij e fundit ‘Pi du krejt’.
Në njërën prej tyre në fokus të veçantë janë shumat e mëdha të parave që shihen në tavolinë ndërsa në sfond dëgjohen tingujt e këngës së reperit.