Geta Beqa, kampione e Botërorit të IFBB-së, e njohur për një trup seksi dhe e cila nuk heziton t'i ekspozojë ata, këtë trend e ka vazhduar edhe jashtë palestrës.
Gentiana Beqa Ahmeti, e njohur në publik si Getta, e po ashtu edhe si kampione e Botërorit të IFBB-së, të mbajtur në Biarritz të Francës, nuk reziston të tregojë muskujt dhe format e saj trupore edhe në emisione televizive.
E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, në Top Channel Geta Beqa me një bluzë transparente ka shfaqur linjat trupore.
Kujtojmë se në Botëror të IFBB-së, në një konkurrencë të vështirë, e sfiduar nga pjesëmarrëse të 55 shteteve nga pesë kontinente, Beqa ia ka dalë ta prezantojë Kosovën në mënyrën më të mirë, duke i lënë të gjitha pas, për të marrë medaljen e artë.