Ish-velina tallet me Luanën dhe fotot e saj, por “detyrohet” t’i tërheqë fjalët

Mediale Vip

Ish-velina tallet me Luanën dhe fotot e saj, por “detyrohet” t’i tërheqë fjalët

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 11:30
Luana Vjollca

Edhe pse me adhurues pa fund, ajo është sulmuar për ndërhyrjet estetike, për histori dashurie me emra të ndryshëm të skenës, apo për mungesën e vokalit në të kënduar.

Këtë herë kritikat vijnë nga një femër për një femër. Është ish velina e programit “Ça thu” , Vilma Mjekra, e cila nisur nga një foto e Luanës, ka shfaqur mospëlqimin për grimin e saj të rënduar. Make up-i, highlighteri dhe qerpikët fallco në një ambient si plazhi, janë detajet që i kanë tërhequr asaj vëmendjen me të cilat duket se nuk pajtohet dot.

Por menjëherë pas komenteve jo dhe aq mbështetëse që kanë pasuar, ish konkurentja edhe në “Miss Albania 2014”, ka sqaruar se nuk e njeh moderatoren dhe se nuk e ka me të konkretisht, por me fenomenin në përgjithësi. Sidoqoftë, Luana duhet ta ketë marrë mesazhin! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat