Ky është sekreti i Ashton Kutcher për të cilin shumë pak veta dinë

Mediale Vip

Ky është sekreti i Ashton Kutcher për të cilin shumë pak veta dinë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:51
Ashton Kutcher

Gjatë gjithë fëmijërisë Ashton përkrahu vëllain e vet dhe në vitin 1996 madje edhe u regjistrua në drejtimin për biokimi, për të gjetur barin për paralizën e trurit.

Ashton Kutcher njihet si person shpirtëror dhe me natyrë të lumtur. Për këtë arsye ai ka befasuar shumëkënd kur me rastin e pranimit të një shpërblimi u mbush me lot.

Aktori i famshëm ka folur për vëllain e tij binjak, Michael, i cili ka lindur me paralizë të trurit. Ai u është drejtuar të pranishmëve në qendrën Ron Pearsontad me një fjalim gjatë të cilit u mbush me lot.

Ai shpërblimin ia kushtoi vëllai të vet, me të cilin është shumë i lidhur. Janë shumë njerëz që dinë për këtë fakt.

“Jam i lindur si binjak dhe kur kam arritur në këtë botë, më është dashur ta ndaj me dikë. Kam ndarë çdo ditëlindje, Krishtlindje, rroba, gjithçka që kam pasur”, ka thënë Ashton. 

Ai thotë se me vite është përballur me pikëllimin.

“Vëllai im është lindur me paralizë të trurit dhe ajo që më ka mësuar është se njerëzit nuk janë të njëjtë. Me vite kam luftuar me pikëllimin dhe jam ndier shumë keq që nuk jemi të gjithë njësoj”, ka thënë ai.

Vëllai i Ashton ishte me shëndet jo të mirë sa që mjekët menduan se ai nuk do të jetojë. Megjithatë, familja bëri çmos dhe besuan në Michael, dhe ai arriti të mbijetojë.

Ashton ndërkaq asnjëherë nuk e përfundoi fakultetin, të cilin e kishte regjistruar. Por, ai e braktisi atë për shkak të të vëllait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat