Pas Jeremy Meeks, një tjetër i dënuar në pritje për tu bërë model

Mediale Vip

Pas Jeremy Meeks, një tjetër i dënuar në pritje për tu bërë model

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 06:41
Jeremy Meeks

Pas Jeremy Meeks, një tjetër i dënuar pritet që të bëhet model i famshëm pas publikimit të fotografisë së tij.

I riu 20-vjeçar Mekhi Alante Lucky, nga Karolina e Veriut i njohur ndryshe si “Prison Bae”, është arrestuar në vitin 2016 në zonën e Wakel sepse refuzoi që të paguante benzinën në një pikë karburanti.

Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë, e përfundoi në burg.

Falë bukurisë dhe veçantisë së syve; njëri blu dhe tjetri kaf i errët, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale.

Duket se Mekhi nuk dëshiron të ndjekë hapat e Meeks, por dëshiron të shkojë edhe më tej.

“Dua të vazhdoj modelingun, të bëj aq sa mundem dhe me të vërtetë që po e shijoj çdo moment. Nuk dua të ndjek hapat e Jeremy Meeks”,- ka thënë modeli për “The Sun”.

Kujtojmë se Jeremy Meeks u bë i famshëm pasi u publikua një foto e tij në burg, e cila u bë virale në gjithë rrjetin. Pas lirimit nga burgu ai fitoi një kontratë modelingu.

Image
Mekhi Alante Lucky
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat