E turpshme: Kjo është shuma e grumbulluar e parave në dasmën e Messit

Mediale Vip

E turpshme: Kjo është shuma e grumbulluar e parave në dasmën e Messit

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 11:44
Messi dhe Antonella

Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, i kanë kërkuar më shumë se 260 të ftuarve në dasëm, që të mos bëjnë dhurata por të japin kontribut tek Techo, një OJQ që merret me luftën kundër varfërisë në botë.

Por, shuma e grumbullimit është e turpshme.

Techo Argjentina, mori 200,000 pesos nga donacionet e bëra gjatë dasmës së Lionel Messit dhe bashkëshortes së tij, Antonela Rocczzo.

Kjo shumë do t'i mundësojë organizatës joqeveritare të ndërtojë njëmbëdhjetë strehimore emergjente. 

OJQ-ja nuk ka dashur të flasë për shifra në deklaratën e tyre. "Besnik ndaj parimeve tona të transparencës, ne duam t'iu njoftojmë se deri tani janë ndërtuar 10 strehimore emergjente" .

Gjithsej deri më tani shuma e grumbulluar është rreth 11,000 dollarë, pra një donacion mesatar prej rreth 45 dollarë për secilin nga mysafirët në ceremoni. Një shumë jo e përshtatshme për musafirët milionerë.

Përtej rezultateve të mbledhjes së donacioneve gjatë martesës, OJQ-ja falënderoi familjen Messi për angazhimin e saj ndaj komuniteteve më të prekshme në Argjentinë.

Techo shpreson se ky gjest mund të joshë më shumë njerëz që të ndihmojnë konkretisht: "Ne shpresojmë që shumë më tepër do të inkurajohen të mbështesin iniciativa të tilla dhe të bashkëpunojnë në këtë aspekt" . 

Image
Postimi i Techo
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat