Albumi i ri i Ritës shfaq përvoja nga lufta në Kosovë

Mediale Vip

Albumi i ri i Ritës shfaq përvoja nga lufta në Kosovë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 14:18
Rita Ora

Rita Ora ka përjetuar një krizë personale kur kishte mbushur 25 vite. Ylli i hitit ‘Shine Ya Light’ ka zbuluar se një situatë në jetën e saj private, e mbushur edhe me orarin e ngjeshur të punës, kishte quar në atë që të ndjehet pesimiste derisa ka festuar datëlindjen e saj të 25-të në nëntor të vitit 2015.

“Për mua, nuk kishte të bënte me punën që isha në krizë. Ishte një çështje personale. Kjo ka ndodhur non-stop që kur kam mbushur 21 vite. Kur kam mbushur 25-vjet, isha gati katër vite pa pushim. Ishte hera e parë kur ishte mbushur kupa dhe ishte intensive. Por kam arritur ta tejkaloj”, ka rrëfyer Rita.

Dhe këngëtarja i ishte drejtuar familjes së saj gjatë kësaj krize dhe ata e kanë ndihmuar bionden që të rizbuloj gëzimin e jetës. “Kam kaluar kohën me familjen time. Kam shkuar në shtëpi dhe haja çfarë doja. Thjeshtë po kënaqesha”, ka shtuar Rita.

Rita ka nxjerrë albumin e saj debutues “Ora” në gusht të vitit 2012, mirëpo, përpjekja e saj për të lëshuar albumin e dytë ka hasur në vështirësi, për shkak të një mosmarrëveshje me studion e incizimit ‘Roc Nation’.

E pyetur nga fansat se çfarë mund të presin nga ajo në albumin e dytë, ajo është përgjigjur. “Do të jetë për gjithçka, nga të qenit si refugjate, nga ikja prej lufte në Kosovë e deri te jeta në Londër. Pra do të ketë shumëçka nga jeta ime personale”, ka përfunduar Rita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat