Kendall Jenner përballet me kritika të rënda

Mediale Vip

Kendall Jenner përballet me kritika të rënda

Më: 7 maj 2017 Në ora: 13:15
Modelja e njohur, Kendall Jenner

Modelja e njohur, Kendall Jenner është bërë pjesë e kopertinës së revistës ‘Vogue India’ dhe është kritikuar nga lexuesit për ngjyrën e saj të lëkurës.

 Ata kanë vënë re se në përvjetorin e 10 të revistës, është zgjedhur një modele e bardhë, ndërsa nuk ka patur asnjëherë një indiane në kopertinë.

 “E zhgënjyer që India zgjodhi një vajzë kaukaziane që nuk ka asnjë lidhje me vendin tonë,” – shkruajti një lexuese në postimin e ‘Vogue’ në Instagram.

“Wow, nuk e dija se Kendall është pjesë e kulturës tonë. Ndihem keq kur shoh një modele të bardhë në kopertinën e një reviste indiane,” – shtoi një tjetër.

 Kjo nuk është hera e parë që ylli i ‘Victoria’s Secret Angels’ përballet me kritika, edhe pse nuk ka komentuar asnjërin rast pasi pjesëmarrja e saj në revista është pjesë e profesionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat