Aktori i “Kara Sevda” viziton Prizrenin dhe Gërminë

Mediale Vip

Aktori i “Kara Sevda” viziton Prizrenin dhe Gërminë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 09:30
Ugur Aslan, Burak Özçivit

Aktori i njohur turk, Ugur Aslan, ka kaluar momente të mira gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ylli i njohur nga seriali i shumëshikuar, “Kara Sevda”, ka publikuar fotografi nga rrjetet sociale, gjatë vizitave të tij në qytetet e Kosovës.

Image
Nga vizita në Prizren (Instagram)

Fillimisht, ai publikoi fotografi nga Prishtina, ndërsa më pas e ka vizituar qytetin e Prizrenit.'

Njëherësh, vizita e tij nuk ka munguar edhe në Parkun e Gërmisë, nga ku e ka postuar një fotografi me vajzën.

Image
Ai e ka vizituar edhe Gërminë (Instagram)

Në serialin “Kara Sevda”, Aslan luan rolin e personazhit të afërt me ‘Kemalin’ që portretizohet nga Burak Ozcivit.

Ndryshe, Ugur Arslan ka lindur më 3 gusht 1972 dhe është një poet, producent, prezantues dhe aktor turk i teatrit dhe ekranit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat