Ja çfarë e bëri sot Ambasadën Amerikane të flasë për Eliza Dushkun

Mediale Vip

Ja çfarë e bëri sot Ambasadën Amerikane të flasë për Eliza Dushkun

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:28
Eliza Dushku

Faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane ka kujtuar ditën kur aktorja me origjinë shqiptare ka treguar për gjithë botën tatuazhin me simbolin e shqiponjës.

Më 6 qershor të vitit 2006 Eliza Dushku gjatë intervistës ka treguar për origjinën e saj shqiptare. 

Aktorja amerikane Eliza Dushku tregon tatuazhin e saj të fundit, shqiponjën dykrenare, të vizatuar sipas asaj në flamurin shqiptar, gjatë një interviste me agjensinë Associated Press. Dushku, e cila ka qenë aktore kryesore në serialin "Tru Calling" (Thirrja e Tru-së) dhe ka luajtur si Faith në “Buffy, the Vampire Slayer," (Buffy, Vrasësja e Vampirëve), e bëri tatuazhin gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, vendlindja e babait të saj, dhe Kosovë.

Image
Poastimi i Ambasadës amerikane
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat