Armela, thashetheme dhe këshilla, Musa i refuzon

Mediale Vip

Armela, thashetheme dhe këshilla, Musa i refuzon

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:23
Armela - Musa

Ndërsa Sidrita qëndroi e veçuar nga të tjerët pas puthjes me Ervinin edhe Armela është ndarë nga të tjerët së bashku me Musën dhe kanë nisur thashethemet.

Armela kërkon të ndikojë te Musa në marrëdhënien e tij me vajzat e tjera, ndërsa ai i thotë që di të sillet dhe nuk ka nevojë për këshilla.

“Unë po të flas si shoqe. E pata parë që i kuptoje situatat, por tani ndryshova mendje, nuk i kupton fare”, i thotë Armela.

Por për Musën Armela nuk ka të drejtë. “Unë i kuptoj situatat, por thjesht të them që kam gjërat e mia dhe nuk lëviz kot”.

Por Armela ngulmon dhe i flet më hapur. “Po të thosha se si të lëvizje gurët me Donën, jo me djemtë. Duke pyetur djemtë pak nga të gjithë, je ti që e formon karakterin e Donës”, i thotë ajo.

Por Musa thotë se është ende herët…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat