Majk thotë më mirë pa femër e me para, se me femër i varfër

Mediale Vip

Majk thotë më mirë pa femër e me para, se me femër i varfër

Më: 28 janar 2017 Në ora: 14:03
Majk

Reperi i Babastars, Majk, duket se po shijon shumë suksesin e tij.

Reperi në dy vitet e fundit ka krijuar kapital të jashtëzakonshëm falë koncerteve të shumta dhe hiteve që ka prodhuar bashkë me Getoar Selimin.

Dhe Majk shpesh kujton kohën e vjetër kur kishte të dashur, por nuk kishte kushtet materiale sikur sot.

Dëshmitar i këtij ndryshimi, Majk nuk e fsheh faktin se më shumë i pëlqen të ketë para e të mos ketë të dashur, se sa e kundërta. Ai këtë e dëshmon në një postim të fundit në Instagram.

Majk kohë më parë është ndarë nga Majlinda Zeka, e cila u raportua të ishte shtatzënë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat