Neshati dhe ‘Bambi’, të ngjashëm vetëm me trup

Mediale Vip

Neshati dhe ‘Bambi’, të ngjashëm vetëm me trup

Më: 7 janar 2017 Në ora: 14:32
Neshat Krasniqi

Aktori në serialin “O sa mirë” Neshat Krasniqi njohur për publikun si “Bambi”, tregon për kp se me personazhin e karakterit që aktron ka të ngjashëm vetëm trupin, asgjë më shumë.

Neshati, tha se Bambi përfaqëson një person agresiv, i cili në njëfarë mënyre është sigurimi i shkollës.

Krasniqi: Neshati është djalë shumë i hareshëm

“Personazhi i Bambit përfaqëson një njeri pak agresiv edhe është sigurimi i shkollës d.m.th. kush është drejtor unë e ruaj drejtorin. Ndërsa me jetë private është krejt ndryshe Neshati është një djalë shumë i shoqërueshëm, shumë i hareshëm. ”, tha Krasniqi.

Përndryshe, viti i kaluar për “Bambin” ka qenë mjaft i suksesshëm si me zhvillimet në serial ashtu edhe në jetën private. Neshati njihet edhe për format e mira trupore, të cilat tregon se i ka arritur me fitnes, dhe si rezultat ai sot është trajner personal i fitnesit dhe pjesëmarrës në shumë gara me pesha të rënda.

Krasniqi: Unë jam trajner personal dhe garues

“Viti 2016 ka qenë bajagi i suksesshëm, po foli për serial po edhe në jetën private, kom luajt ma shumë në serial dhe kam qenë gati në çdo episod edhe ja kom nis me fol ma shumë, se në fillim kena fol ma pak... Unë jam edhe trajner personal edhe garues, e tash prap jemi duke u përgadit për gara, të shohim si po na ecin punët”, tha Krasniqi.

Aktori Neshat Krasniqi, u bë pjesë e serialit komedi “O sa mirë” që nga sezoni i parë në rolin e truprojës së Hakiut apo ndryshe Drenicakut, zhvillimi i këtij personazhi bëri që ‘Bambi’ të bëhet shumë i dashur për publikun.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat