Këngëtari i ri me prejardhje shqiptare, Albert Stanaj, mbrëmë ka arritur të këndojë live në programin e së mërkurës tek hit programi televiziv "Tonight Show Starring Jimmy Fallon".
Të jesh në emisionet e Jimmy Fallon, shikueshmëria e të cilit është shumë e lartë, do të thotë shumë për këngëtarin e ri të cilin e pret një ardhme e bukur. Zëri i tij po vlerësohet për veçantin që përcjellë, njëherit për stilin që ka.
Stanaj mbrëmë doli në skenë në edicionin e së mërkurës të "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon", duke kënduar këngën e tij “Ain’t Love Strange”.
Ndiqeni performancën e Stanajt nga transmetimi i mbrëmshëm.