Noizy-n e mbulojnë me lekë në lokalet e natës në Tiranë

Mediale Vip

Noizy-n e mbulojnë me lekë në lokalet e natës në Tiranë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 18:28
Noizy

Në çdo koncert ku ai merr pjesë clubet mbushen plot. Jo pa surpriza kalojnë performancat e Noizyt, sidomos në Tiranë. Kështu ka ndodhur edhe fundjavën e shkuar ku reperi ka menduar ti festojë ditëlindjen të gjithë fansave që po ndiqnin koncertin e tij.

Si shihet edhe në video, pas disa këngëve Noizy ka pyetur sallën se kush kishte ditëlindjen dhe ka nxjerrë nga çanta një tufë me dollarë që ia ka hedhur sallës. Personat e pranishëm kanë thënë se kanë qenë më shumë se 1000 dollarë ato që u hodhën nga këngëtari në club.

“Meqë jemi midis Tirone”, ka thënë Noizy pak para se të hidhte lekët. Kënga me të njëjtin titull, “Midis Tirone”, pritet të vi së shpejti si një super hit nga Noizy. Duhet thënë që ky gjest ka entuziazmuar publikun, që ka vijuar festën deri në orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat