Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka mbajtur mbrëmë një koncert në Bruksel, në vazhdën e koncerteve të saj në disa qytete të Evropës.
Pas koncertit, ajo ka publikuar në Twitter një video jo të zakonshme.
Një grup fansash të Duas kanë nisur të vallëzojnë hapat shqiptarë derisa muzika ishte e një zhanri tjetër. Salla duket me dritë dhe koncerti ka përfunduar, por një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë e kanë qenë të pranishëm në koncert kanë dashur të kërcejnë në një formë tjetër.
When the albanians get liiiitttttttttt after the show!! Aint no stopping the party. Before or After!!! Hahaaa pic.twitter.com/FclghUUEoN
— DUA LIPA (@DUALIPA) 14 October 2016
Dua vetë ka reaguar në Twitter duke thënë se po i pëlqen një gjë e tillë, derisa një pjesë e komentuesve më pas kanë treguar për shpirtin e shqiptarëve, të hareshëm gjithmonë kur vjen puna tek melodia shqiptare dhe hapat që vallëzojnë në valle shqiptarë./BS/