Udhëtim në Javët e Modës në Europë, çfarë gjetën në Stamboll dy përfaqësueset shqiptare?

Mediale Vip

Udhëtim në Javët e Modës në Europë, çfarë gjetën në Stamboll dy përfaqësueset shqiptare?

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Të gjithë e dinë që fashion bloggerja e njohur Armina Mevlani u bë kryefjalë e mediave gjatë këtij muaji me praninë e saj në Javët e Modës në Milano dhe më pas në Paris. Në qytetet më në zë të botës së modës, Armina nuk ishte thjeshtë pjesëmarrëse në eventet e stilistëve të njohur, por në të njëjtën kohë, realizoi edhe një set fotografish, të cilat nuk i shërbyen vetëm për blogun dhe profilet e saj sociale, por ishin edhe ndër më të zgjedhurat e revistave të modës në botë.

Pasi u rikthye në Shqipëri, ku dha edhe një intervistë për projektet e saj të fundit në programin e pasdites “Rudina” në Tv Klan (lexo këtu), Armina u nis në një kryeqytet tjetër, i cili marrëdhënien me modën e ka po aq të theksuar sa edhe Milano apo Parisi.

Mercedes-Benz Fashion Week, që organizohet dy herë në vit në Stamboll, pranverë dhe vjeshtë, ka mirëpritur këtë herë edhe bloggeren shqiptare, Armina Mevlani, e cila, ashtu si në çdo qytet tjetër, edhe këtu merr pjesë për të ndjekur nga afër tendencat e stilistëve të njohur të Turqisë.

Në postimet e fundit të saj në Instagram, Armina ka treguar disa nga tendencat e sezonit të ardhshëm pranverë 2017, si dhe ka zgjedhur të preferuarat e saj të sfilatës.

Mes emrave të njohur në fushën e modës në Turqi, si Arzu Kaprol, At?l Kuto?lu, Bahar Korçan, Dilek Hanif, Lug Von Siga, Özgür Masur, Özlem Kaya dhe Özlem, Armina ka përfituar nga rasti për të takuar edhe stilisten Selma Cilek.

Por nuk është vetëm Armina. Të gjithë e njohin lidhjen dhe dashurinë e bukuroshes Agnesa Vuthaj për Turqinë. Këtë herë, edhe ajo ka qenë e ftuar në Mercedes-Benz Fashion Week, në Stamboll, nga ku ka përfituar nga rasti edhe të promovojë disa prej produkteve të linjës së saj. Ashtu si Armina, edhe Agnesa ka qenë e pranishme në sfilatën e mbrëmshme në Turqi. Përveç punës për bizneset e tyre, Armina dhe Agnesa nuk kanë anashkaluar edhe fotot së bashku, të cilat i kanë ndarë me të gjithë miqtë në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat