“Brangelina”, prapaskenat e divorcit të bujshëm

Mediale Vip

“Brangelina”, prapaskenat e divorcit të bujshëm

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 14:52
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Çifti holluvidian, ndër më të famshmit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë ndarë. Kërkesa e depozituar në gjykatë për këtë ndarje, është bërë gjatë kësaj jave, duke i dhënë fund bashkëjetesës së tyre prej 12 vjetësh. Gjithçka kishte nisur një vit më parë, kur Angelina dhe Brad kishin shfaqur sjellje të çuditshme gjatë një udhëtimi drejt Legoland-it në Winsdor. Ndërsa, të hënën e kësaj jave, Jolie bëri kërkesën për t’u divorcuar nga Pitt, dy vjet pas martesës së tyre në Chateau Mirava.

Dokumentet për divorcin 

Ndarja e çiftit është komentuar në mbarë botën, duke u konsideruar si një ngjarje tronditëse, e cila ishte provokuar nga thashetheme të ndryshme. Por, realiteti është krejt ndryshe. Dokumentet e divorcit, që tregonin qartë ndarjen e çiftit të ëndrrave për shkak të “papajtueshmërive të pazgjidhshme” fillimisht u publikuan nga “TMZ”. Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës, Angelina ka kërkuar kujdestarinë fizike të gjashtë fëmijëve të çiftit; Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, natyrisht e gatshme për të respektuar të drejtat e Brad-it për të takuar fëmijët, sipas vendimit që do të japë gjykata. Dokumentet tregojnë se ndarja e çiftit është bërë që në 15 shtator.

Robert Offer, avokati i Jolies, konfirmoi lajmin e ndarjes të martën. Sipas tij, aktorja kishte kërkuar “zgjidhjen e martesës” një ditë më parë. Robert Offer shtoi se ky vendim është marrë në të mirën e familjes. “Ajo nuk do të komentojë në lidhje me këtë ngjarje. Madje këmbëngul që të ruajë privatësinë e saj në çdo kohë dhe situatë”, u shpreh avokati Offer.

Babai i aktores: Angelina është ndarë nga Brad, për arsye të forta 

I ati i aktores kaliforniane, Jon Voight, konfirmoi ndër të parët lajmin për ndarjen e çiftit në një intervistë të dhënë, ku ndër të tjera shprehej se: “Në qoftë se, Angelina është ndarë nga Brad atëherë duhet të ketë pasur arsye të forta. Ndryshe nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë”. 77-vjeçari, Jon Voight teksa shprehu keqardhjen e tij në lidhje me lajmin se e bija është ndarë nga burri i saj, Brad Pitt, shpjegoi se nuk ishte në dijeni të arsyeve, që e shtynë vajzën e tij të ndërmarrë vendimin për t’i dhënë fund martesës me Brad-in. “Nuk e di se si ndodhi. Është shumë e trishtueshme. Nuk më mbetet veçse të lutem për ta!”, shton ai.

Brad Pitt: Angelina një nënë e mrekullueshme 

Burimet e para pranë Brad Pitt nisën që të komentojnë lidhjen e Pitt me fëmijët, duke u shprehur se kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve, ai nuk mund të vazhdojë rrugën e tij i qetë. Prandaj Pitt, sipas burimeve, nuk do të ndalojë së luftuari për kujdestarinë e përbashkët fizike të 6 fëmijëve të tyre. “Angelina as që duhet ta ëndërrojë se mund të largojë fëmijët nga Brad. Ata i dhanë fund historisë së tyre, Angelina ka kërkuar të ketë kujdestarinë fizike të fëmijëve e vetme, dhe që gjykata t’i lejojë atij vizitat, por vetëm kaq”. Sipas burimeve, Pitt nuk do të ndërhyjë në mënyrën e prindërimit të Angelinës, por nuk do ta lejojë këtë të fundit ta pengojë të jetë baba. Lufta në këtë divorc parashikohet që të jetë e madhe, vetëm për shkak të kujdestarisë së fëmijëve. Një betejë të ashpër ligjore, ku ka nisur qysh në ditët e para të ndarjes së çiftit. Edhe pse diskutimet për divorcin kishin nisur prej disa muajsh. Brad Pitt nuk nguron të theksojë faktin që Angelina është një mama e mrekullueshme, dhe ai nuk dëshiron që ajo të lëndohet.

Arsyeja e ndarjes, edukimi i fëmijëve 

Edhe pse burimet pranë Pitt janë shprehur se ai nuk do të vendoste kurrë në rrezik jetën e fëmijëve, burimet pranë Jolie-s kanë treguar se aktorja e ka marrë një vendim të tillë për shkak të problemeve të Brad Pitt, me alkoolin dhe marijuanën. Sipas tyre, ai nuk është në gjendje të kontrollonte zemërimin e tij dhe kjo gjë përbënte rrezik të madh për fëmijët.

Avokatja më e famshme në Hollywood, Laura Wasser, do të marrë dosjen në mbështetje të Angelina Jolie-s. Së pari, është bërë e ditur se ajo nuk do të kërkojë një pension ushqimor. Së dyti, ajo do të kërkojë mbajtjen ekskluzive të fëmijëve. “Ajo nuk do të ndajë me Brad-in përkujdesin fizik të fëmijëve, thjesht atë juridik”.

Alkool, marijuanë dhe zemërim

Kur një histori e lumtur dashurie përfundon, vlen që të flitet për të përherë nëse ka më shumë se sa një arsye. Në rastin konkret Angelina Jolie dhe Brad Pitt lamtumira e çiftit për “papajtueshmëri të forta”, mesa duket ka ndodhur për shkak të veseve të Pitt, i cili ka pasur edhe konflikte të vazhdueshme për sa i përket rritjes së fëmijëve, prandaj Jolie dëshiron kujdestarinë ekskluzive të tyre. “Nuk ka asnjë person të tretë”, është shprehur Angelina Jolie. Por, mesa duket Brad Pitt mban mbi supe ngjarje, të cilat kanë lidhje me alkoolin dhe marijuanën, për të cilat ai sapo u bë prind kishte deklaruar se do të hiqte dorë, por realiteti mesa duket s’vërteton këtë.

Martesa

Brad dhe Angelina u martuan në gusht të vitit 2014. Çifti, i cili u takua gjatë realizimit të filmit “Mr & Mrs Smith”, kanë qenë bashkë që nga viti 2004. Romanca e tyre ka nisur gjatë xhirimeve të filmit. Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk e pranuan hapur lidhjen e tyre deri në vitin 2005 dhe e kurorëzuan lidhjen e tyre vetëm në verën e vitit 2014. Dy vite më vonë, lajmi i ndarjes së tyre. Ky është divorci i tretë Angelina-së. Aktorja 41-vjeçare ka qenë e martuar më herët edhe me Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller. Ndërsa për Brad-in ky është divorci i dytë, pasi në vitin 2005 ai i dha fund martesës pesëvjeçare me Jennifer Aniston.

Akuzat e kujdestareve: Jeta e shturur e 6 fëmijëve

Fëmijët e çiftit nuk shkojnë në shkollë, shëtisin me thika në xhep, pinë alkool dhe ngasin makinën në kopshtin e familjes. Nuk bëhet fjalë për jetën e shthurur të një grupi çfarëdo adoleshentësh në një zonë periferike të botës, por për atë të gjashtë fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Ndërsa, mediet ndërkombëtare po tentojnë të verifikojnë thashethemet, Brad Pitt është hetuar nga policia e Los Angeles, sepse ka keqtrajtuar fëmijët që kanë adoptuar së bashku, disa nga 6 babysitter- at (një për çdo fëmijë) të punësuara nga yjet e hollivudit kanë vendosur të flasin, duke rrëfyer se si kanë shkuar me të vërtetë gjërat në familjen e çiftit. Deri më tani dy aktorët nuk janë quajtur asnjëherë çift prindërish tradicional. Angelina, në fakt i ka çuar Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne në kampet e refugjatëve dhe në zonat e luftës për të formuar karakterin e tyre, por edhe për t’i nxjerrë nga kafazi i artë i Los Angeles, sepse për ta konsiderohet i tillë, jeta shtëpiake që mund të jetë shumë më pak formuese, të paktën, sipas asaj, që përcjellin babysitter-at e familjes për “Daily Mail”.

“Para së gjithash, aspak shkollë. Ose më mirë, nuk e frekuentojnë rregullisht, ashtu si instituti shkollor kërkon, por shkojnë aq rrallë sa për të shmangur ankesat e shërbimeve sociale. Pastaj, në shtëpi fëmijët grinden me njëri-tjetrin deri në grushte, veçanërisht dy fëmijët më të mëdhenj, 15 dhe 12 vjeç”. Një nga babysitter-it, midis të tjerave, ka rrëfyer se qysh në moshën 9 -vjeçare Maddox pinte verë dhe ngiste një makinë në brendësi të rezidencës së familjes.

“Brad dhe Angelina nuk kanë asnjë kontroll mbi fëmijët”, është shprehur plot bindje një nga dadot. “Në mes të natës, të gjashtë vrapojnë si të marrë nëpër shtëpi, duke kërkuar të zgjojnë prindërit dhe më pas shpejtojnë për në dhomën e tyre”, shton ajo. Përpos kësaj Pitt gjithmonë është shprehur se edukimi i fëmijëve në shtëpi nuk ka qenë kurrë i rreptë. “Kaosi i mëngjesit zgjat gjatë gjithë ditës, madje edhe më shumë”, ka deklaruar aktori.

Midis të dyve, ai më i rrepti do të jetë përkthyesi i ‘‘Troy’’, ndërsa tashmë ish- gruaja e tij nuk do të kishte tentuar kurrë t’u impononte fëmijëve asnjë lloj disipline. Jolie, në veçanti, ka qenë gjithmonë krenare për prirjen e djalit të madh Maddox, për të mbajtur armë. “Për festën e Nënës, ai vizatoi një mitraloz”, ka rrëfyer Angelina 9 vjet më parë. “Brad e transformoi atë në një varëse dhe ishte një gjest shumë i ëmbël”.

Në moshën 7- vjeçare, Maddox-it iu dhurua thika e parë e xhepit. “Mamaja ime më kishte blerë një kur unë isha pak a shumë 11 apo 12 vjeç. Për këtë arsye edhe unë i dhurova një Maddox-it”, rrëfen përkthyesja Lara Croft për W Magazine. Pra gjashtë fëmijët e Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt nuk kanë bërë asnjëherë një jetë të zakonshme. Ndërsa, thashethemet për keqtrajtim nga i ati, mbeten akoma për t’u verifikuar.

Të dy kampet e aktorëve të Hollywood-it kanë kërkuar të jenë të qetë gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen e tyre, por mesa duket askush nuk mund t’ua dhurojë këtë luks.

A mund të jetë tradhtia shkak i ndarjes?

Gjatë këtyre ditëve të gjitha mediet shkruajnë se Angelina Jolie mori vendimin të shkojë në gjykatë më 15 shtator për shkak të “mospërputhjeve”, për shkak të “mënyrës si po sillet Brad me fëmijët”, por e vërteta duket tjetërkund. Disa nga miqtë konfirmojnë tradhtinë e aktorit, ndërsa të tjerë konfirmojnë arsyet e Angelina-s. Gjatë xhirimeve të filmit “Allied”, Brad luante në krah të aktores franceze Marion Cotillard. Fillimisht u fol nga mediet se ata kishin një flirt së bashku. Por, për këto dyshime nuk u fol asnjëherë prej tyre. Në medie u publikua edhe një foto e aktorit me këngëtaren Selena Gomez, e cila para pak kohësh ka hequr dorë nga muzika, për shkak të problemeve shëndetësore. Afërsia mes tyre dhe takimi pas Golden Globes, që u shoqërua edhe me foto nuk mbetën me kaq, sepse Jolie mësoi prej miqve të afërt, që Gomez e Pitt ishin aq shumë afër njëri-tjetrit sa gjatë festës kanë qenë duke flirtuar. Të gjitha këto janë aludime për të zbuluar arsyet e vërteta të ndarjes së ?iftit.

George Clooney: Është një histori shumë e trishtë

Aktori i shokuar nga divorci i Brad-it dhe Angelina-s: ‘‘Më vjen shumë keq nuk kisha dëgjuar kurrë më parë të flitej për një gjë të tillë. Bëhet fjalë për një çështje familjare shumë të pafat”. Mesa duket ishte një rrufe dhe për miqtë. Duke filluar nga George Clooney, mik i Pitt për më shumë sesa një dekadë. Aktori është shprehur se lajmin e ka dëgjuar nga mediet, “Kjo është një histori e trishtueshme dhe e pafat për një familje. Nuk kisha dëgjuar kurrë të flitej më parë për diçka të tillë”.

Adele i dedikon koncertin çiftit Brad-Angelina

Divorci i Brad Pitt-Angelina Jolie nuk ka surprizuar vetëm fansat e çiftit, dhe të pasionuarit pas Hollivudit në të gjithë botën. Dhe Adele i dedikon koncertin e NY-ut ish çiftit. E tronditur edhe Adele e cila, pak orë pasi u konfirmua lajmi i ndarjes, është ngjitur në skenën e Neë York-ut, dhe i ka dedikuar koncertin ish çiftit: “Është fundi i një epoke” deklaroi ajo në Madison Square Garden.

Çifti holluvidian, ndër më të famshmit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë ndarë. Kërkesa e depozituar në gjykatë për këtë ndarje, është bërë gjatë kësaj jave, duke i dhënë fund bashkëjetesës së tyre prej 12 vjetësh. Gjithçka kishte nisur një vit më parë, kur Angelina dhe Brad kishin shfaqur sjellje të çuditshme gjatë një udhëtimi drejt Legoland-it në Winsdor. Ndërsa, të hënën e kësaj jave, Jolie bëri kërkesën për t’u divorcuar nga Pitt, dy vjet pas martesës së tyre në Chateau Mirava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat