Ku Drake dhe Nina? Riri dhe DiCaprio nuk pyesin, gjejnë përsëri njëri-tjetrin!

Mediale Vip

Ku Drake dhe Nina? Riri dhe DiCaprio nuk pyesin, gjejnë përsëri njëri-tjetrin!

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 22:57
Riri dhe DiCaprio

Leonardo DiCaprio dhe Rihanna i kanë lënë edhe një herë fansat me gojë hapur.

Dyshja e yjeve është përfolur shumë në të kaluarën për flirte dhe lidhje romantike, por që atëherë kanë ecur përpara me jetën e tyre sentimentale. Bukuroshja nga Barbadosi me Drake ndërsa fituesi i çmimit Oscar me modelen e radhës në repertorin e tij, danezen Nina Agdal. Por asnjë prej tyre nuk u duk gjëkundi mbrëmjen e djeshme në New York përkrah Leos dhe Ririt.

Ata u panë të largoheshin nga e njëjta festë, dhe pa partnerët respektivë të pranishëm, vështirë se mund të bëhej fjalë për një rastësi të thjeshtë. Thjesht një flirt i rastit apo diçka më shumë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat