Dorina Mema: Encën do doja ta prisja me gërshërë, e kam halë në sy dhjamin e saj

Mediale Vip

Dorina Mema: Encën do doja ta prisja me gërshërë, e kam halë në sy dhjamin e saj

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:56
Enca Haxhia, Dorina Mema

Kampionia shqiptare e fitness-it, njëkohësisht fituesja në fuqi e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” ka rrëfyer në një intervistë projektet e saj aktuale, ku siç thotë po bashkëpunon me disa investitorë nga Katari për krijimin e një uji dobësimi. E meqë jemi këtu, Dorina Mema ka folur dhe për personazhet shqiptarë të cilët sipas saj duhet t’u kushtojnë rëndësi trupit.

Kë VIP do të donte të trajnonte Dorina?

Shumë shpejt do të kem Ponin, e cila ka një konstrukt shumë të ngjashëm me timin; më pas do të jetë Ingrit Gjoni bashkë me Çiljetën.

Ndonjë që nuk e ke, por që do të doje ta sillje në formë?

Enca, do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj.

Dorina aktualisht i është përkushtuar biznesit të saj. Megjithatë nuk harron pa zbuluar edhe ambiciet që ka për t’i hyrë politikës. Më shumë sesa një terren i ri për t’u zbuluar, Dorina e sheh politikën si një mundësi për të ndryshuar qytetin e saj, Krujën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat