Këngë për Rita Orën

Mediale Vip

Këngë për Rita Orën

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:17
Rita Ora

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë subjekt i një kënge të grupit të ri britanik “Catholic Action”.

Ky grup nga Glasgow, i ka dedikuar një këngë Rita Orës.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja Ora, përmes “Instagramit”, ku edhe ka postuar këngën. Ajo ka shkruar se “kjo është kënga më e mirë që e kam dëgjuar”.

“Rita Ora” është edhe titulli i këngës, e cila është prezantuar në radion BBCRadio1.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën kushuar Rita Orës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat