Usain Bolt i rrezikohet jeta, në krevat me të dashurën e bosit të drogës në Brazil

Mediale Vip

Usain Bolt i rrezikohet jeta, në krevat me të dashurën e bosit të drogës në Brazil

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:46
Dina Terror, Bolt dhe Jady Duarte

Jady Duarte ka fjetur me Usain Bolt, duke kaluar një natë të nxehtë e pasionante me superstarin xhamajkan në Rio, pas Lojërave Olimpike. Imazhet zbavitëse në Rio de Janeiro të Usain Bolt bënë xhiron e botës, pasi e finalizoi Olimpiadën me tri medalje të arta të reja. Bolt ka kaluar momente të çmendura në klubet e kryeqytetit brazilian, derisa përfundoi në shtrat me Jady Duarte, një student braziliane, nga e cila kanë rrjedhur fotot e bëra në Whatsapp.

Tani, sikurse raporton “Extra” dhe “O Globo”, mund të dini më shumë mbi jetën e Jady Duarte, që me sa duket ka pasur një marrëdhënie me një trafikant të rrezikshëm të drogës në Rio. Bëhet fjalë për Dina Terror, i njohur nga autoritetet braziliane, sepse ishte një nga udhëheqësit e një prej grupeve të armatosura më të rrezikshme në Rio. Krimineli vdiq marsin e kaluar nga një shkëmbim zjarri me policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat