Besim e Islam Ferizi – Nga gyrbeti për gyrbetqarët…

Mediale Vip

Besim e Islam Ferizi – Nga gyrbeti për gyrbetqarët…

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 19:35
Besim e Islam Ferizi

Besim e Islam Ferizi janë vëllezër dhe që të dyve u shkon zëri për mrekulli, e këtë e kanë dëshmuar edhe në këngn e re me titull “Gyrbetqari”.
Ata jetojnë vetë largë vendlinjes, largë tokës së Kosovës, andaj e dijnë mirë ndjenjen e të qenit në dhe të huaj, të qenit gyrbetqarë.

Vëllezërit Islami janë nga komuna e Vushtrisë, por Besimi jeton prej 23 vitesh në Zvicer, ndërkaq Islami tash e tre vite është në Gjermani. Pra, që të dy largë atëdheut.
Karriera e tyre nisi me këtë baladë të ndjerë, që po i hapë rrugë krijimtariaë së tyre muzikore.

Image

“Gyrbetqari” është një këngë e punuar profesionalisht nga Ilir Berani, që e ka bërë tekstin dhe muzikën e saj, ndërkaq orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku. Videoklipi që ka tone artistike, është produkt i produksionit “Labia”, në krye me Shkumbin Kryeziu.
“Arsyeja qe ne u dedikuam gyrbetqarëve këtë këngë, është fakti se jetojmë vetë në gyrbet. Nostalgjin e mallin për vendin, familjen, u munduam ta prezantojmë përmes këngës”, thonë vëllezërit Ferizi.
Ju ftojmë ta degjoni këngën e gyrbetqarit nga Besim e Islam Ferizi.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat