Camila Cabello zbulon se ishte 20-vjeçare kur e humbi virgjërinë

Mediale Vip

Camila Cabello zbulon se ishte 20-vjeçare kur e humbi virgjërinë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:00
Camila Cabello

Camila Cabello ka folur rreth jetës së saj personale, duke treguar se e kë e ka humbur virgjërinë dhe sa vjeçare ishte në atë kohë.

Ajo zbuloi se virgjërinë e humbi në moshën 20-vjeçare me të dashurin e saj të parë, Matthew Hussey. Ata u patën takuar në xhirimet e “Today Show” në shkurt të vitit 2018.

Camila u pyet nëse ajo kishte bërë ndonjëherë seks para se të takohej me Matthew.

Ajo u përgjigj: “Jo! Ishte hera e parë që bëra seks. Dashuria e parë ishte në moshën 20, 21 vjeç. … Ishte fjalë për fjalë të bësh dashuri. Ishte bukur”.

Camila shtoi: “Ai ishte një person vërtet i mrekullueshëm. Ishte si lidhja e parë perfekte. Me të vërtetë e zgjeroi botën time sepse ai nuk ishte në industrinë time”.

Camila dhe Matthew u ndanë në qershor të vitit 2019 dhe ajo filloi të takohej me Shawn Mendes një muaj më vonë.

Matthew tani është i martuar me Audrey Le Strat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat