Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private.
Në një intervistë për “The Elite Way” me Elita Rudin, Melinda ka pranuar për herë të parë që është e dashuruar.
“Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, u shpreh ajo, duke mos treguar emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Mirëpo prej vitesh ajo përflitet për një romancë me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, por këngëtarja nuk ka folur kurrë publikisht rreth këtyre zërave.