Çfarë do të mbajë mend nga eksperienca e tij në BBV3? Flet Çimi

Mediale Vip

Çfarë do të mbajë mend nga eksperienca e tij në BBV3? Flet Çimi

Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:25
Shkëlqim Bega.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij të martën, Shkëlqim Bega.

Ai ka bërë një analizë të lojës së banorëve që aktualisht janë në “BBV3” dhe ka diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi për sa kohë Çimi nuk ka qenë më pjesë e saj.

Por çfarë mendon Çimi që nuk shkoi në rrugëtimin e tij në “BBV3”?

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur që nuk do ta harroj kurrë pavarësisht se aty ndonjëherë situata agravonte dhe nuk e gjeja tipin tim. Kishte raste shumë të bukura që do t’i mbaj mend. Kam njohur shumë persona dhe tipa.  Mendoja që do të më bënin bllok sepse e kisha dëgjuar këtë fjalë. Mendova se do të më ngacmonin thjesht për të parë deri ku shkoja unë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat