Regjisori i njohur amerikan David Fincher, feston sot ditëlindjen e 62-të

Mediale Vip

Regjisori i njohur amerikan David Fincher, feston sot ditëlindjen e 62-të

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:54
David Fincher

Regjisori amerikan David Fincher, sot feston 62- vjetorin e lindjes. Ai lindi më 10 maj 1962 në Denver, Colorado. Është regjisor, producent filmi dhe aktor amerikan.

Ai filloi në vitin 1980 si animator te kompania Industrial Light and Magic, ku punoi 4 vjet. Ndërsa në vitin 1986, së bashku me disa regjisorë të tjerë e themeloi firmën për prodhimin e filmave Propaganda Films. Fincher xhiroi në atë kohë edhe video për artistët si Michael Jackson, Madonna, George Michael, Aerosmith ose Rolling Stones. Përveç videove ai prodhoi ai edhe klipe reklamash.

Në vitin 1992, ai filloi xhirimet me filmin “Alien”. Ky film nuk mori kritika të mira duke u bërë dështim për box office/kino. Nga ky dështim u „shfajësua“ disa vite më vonë, kur doli se në çfarë kushtesh katastrofike u prodhua filmi.

Filmi i tij „Seven”,  tre vite më vonë mundi t’i bindte të tjerët dhe të besonin tek aftësitë e David Fincher. Filmi ka qenë shumë i suksesshëm. Filmat e tij të tjerë janë: The Game dhe Fight Club, të cilët ishin të suksesshëm dhe morën kritika të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat