Ditea: Konkurrenti i vetëm që kam kundër momentalisht është vetja ime

Mediale Vip

Ditea: Konkurrenti i vetëm që kam kundër momentalisht është vetja ime

Më: 10 maj 2024 Në ora: 07:59
Ditea

Ditea gjatë një bisede me Florin u shpreh se ajo nuk sheh asnjë nga fermerët si konkurrentë.

Ajo tha se konkurrentja e vetme që ka në “Ferma VIP” është vetja e saj.

Sipas saj, kur ndodhin sfidat ajo zbulon dhe potencialin e saj si dhe ku duhet të përmirësohet.

“Njerëzit mendojnë se jam në konkurrencë me dikë këtu. Konkurrenti i vetëm që unë kam është vetja ime. Që kur jam futur këtu kam zbulur më shumë gjëra për veten dhe kam qenë në garë për të bërë gjëra që nuk i kam bërë më para dhe kam zbuluar sesa potencial kam”, tha Ditea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat