GJOKA sapo ka ardhur me një super projekt

Mediale Vip

GJOKA sapo ka ardhur me një super projekt

Më: 9 maj 2024 Në ora: 15:41
GJOKA

E njohin për stilin e tij unik në muzikë, ku deri më sot numëron disa projekte muzikore, prej të cilave 5 prej tyre i ka edhe me klipe, dhe tani sapo ka publikuar këngën e re.

Ky është artisti GJOKA, i cili ka sjellë një projekt që mban titullin "Indonesia", me producent nga DonatBeats dhe tekst nga vetë ai, ndërsa videoklipin e ka punuar Enis Nishori. Këngëtari për beat ka bashkëpunuar me artistin e huaj ThugStageBeats.

Gjoka ka mjaft përkrahje nga të gjithë, dhe ata që e dëgjojnë vlerësojnë muzikën që ai bën. Artisti i zhanrit Trap Hip-Hop ka në plan që të sjellë së shpejti një mixtape.

Ndërsa deri atëherë le të dëgjojmë këngën e sapo dalë, e cila ka nisur të pritet mjaft mirë, ndërsa ka ritëm dhe duket sikur po dëgjon një artist internacional.

Mund ta ndiqni në linkun më poshtë. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat