Kris Jenner zbulon se ka tumor

Mediale Vip

Kris Jenner zbulon se ka tumor

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:50
Kris Jenner

Kris Jenner zbuloi se mjekët e saj gjetën një kist dhe një tumor në trailerin e ri të sezonit të ri të reality show-t ‘Keeping Up With the Kardashians’.

Në fakt, 68-vjeçarja Kris Jenner ka ndarë rezultatet e një kontrolli mjekësor së fundmi me vajzat e saj, siç shihet në trailerin e sezonit të 5-të të reality show-t.

 “Unë bëra skanerin dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël”, tha ajo dhe vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner, e cila shpërtheu në lot, pak para se motra e saj Kendall Jenner ta përqafonte për ta ngushëlluar. Megjithatë, nuk jepen të dhëna të mëtejshme për shëndetin e saj.

Në këtë pikë le të themi se ajo vetë në të kaluarën, i ka dedikuar një postim në Instagramin e saj për të thënë se mamografia nuk duhet neglizhuar kurrë. Madje, ajo nuk ka ngurruar të tregojë se nëna e saj 83-vjeçare, Mary Jo, vuante nga kanceri i gjirit dhe arriti ta fitonte këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat