“I shkëlqenin sytë”/ Graciano Tagani tregon se kjo banore kishte pëlqim për Romeo Veshajn!

Mediale Vip

“I shkëlqenin sytë”/ Graciano Tagani tregon se kjo banore kishte pëlqim për Romeo Veshajn!

Më: 2 maj 2024 Në ora: 10:18
Graciano, Juli, Romeo

Balerini Graciano Tagani ka treguar se këngëtarja Vesa Smolica kishte një pëlqim për Romeo Veshajn në “BBV”.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori dhe konkurrenti hodhën dyshime se kjo mund të jetë arsyeja që Heidi Baçi largoi nga shtëpia këngëtaren.

Nga ana tjetër balerini tregoi se ia ka thënë “troç” Romeos që Vesa ka një pëlqim për të, por sipas Gracianos ai iu ka përgjigjur: “A je në terezi, s’të vjen turp ty!”

Pjesë nga biseda:

Juli: E dija që është me Romeon 100 përqind. Qëndronte edhe me mua ndonjëherë por ishte me Romeon (për Vesën)

Graciano: Asaj i shkëlqenin sytë, ishte kështu (për Vesën)

Juli: Mendon se ishte diçka më shumë?

Graciano: Po mendoj

Juli: Ti mendon se kjo (Heidi) e ka nuhatur këtë që ka dashur ta heqë? Qarkulloi edhe kjo nëpër shtëpi

Graciano: Qarkulloi?

Juli: PO

Graciano: Po edhe kjo mund të jetë

Juli: Se di kush ia ka thënë troç Heidit dhe Romeos, se di Roza ose Lediona më duket dhe këta e mohuan kategorikisht

Graciano: Unë ia thashë troç Romeos atë ditë. I thashë mos të ishte Heidi do ta shikoje ti se do ishte Vesa. I bini lot në sy për ty. Më tha “A je në terezi, s’të vjen turp ty”. I thashë ngadalë more se s’ka ndonjë gjë të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat