Ndodh e papritura: Sëmuret Egla, mjekët shihen në ”Big Brother Vip”, pritet një vendim

Mediale Vip

Ndodh e papritura: Sëmuret Egla, mjekët shihen në ”Big Brother Vip”, pritet një vendim

Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:52
Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno, është një nga banoret më të komentuara dhe më lojtare në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”. Por një njoftim nga Vëllai i Madh ka tronditur shtëpinë.

Në njoftimin që e lexoi Juli, thuhet se Egla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe siç shihet, ndodhet në dhomën e gjumit nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekim.

Po ashtu Vëllai i Madh bën me dije se pritet një njoftim i dytë për rrugëtimin e aktores në garën që finale e ka me 25 maj.

Situata jo e mirë erdhi që pas Prime të së martës, ku Egla u zgjodh lidere e shtëpisë me votat e publikut dhe me një avantazh në dorë, ajo çoi në një nominim Romeon dhe Heidin, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

Por këtë informacion banorët nuk e dijnë, dhe çifti është kthyer keq kundër Eglës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat