“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Mediale Vip

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:39
Romeo- Egla

Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo.

Pak para se të fillonte spektakli, Egla ka hedhur dyshime se ku e gjen Romeo gjithë vetëbesimin për të fituar këtë spektakël, teksa ka vijuar më tej duke i thënë ‘ti je njëri televizioni, ke staf. Ke lënë jashtë ndonjë porosi?”

Pjesë nga debati:

Romeo: Nuk më tha pyet Donaldin apo Marion, por më tha ‘o ti Donald, Mario…”. Kjo është një tallje për dy njerëz që jashtë ata Eglës i kanë ndenjur pronto dhe i kanë qendruar me respektin më të madh.

Graciano: Unë nuk heq asnjë pikë dhe asnjë prejse në atë që tha Egla. Unë i bëra një pyetje se çfarë roli ka pasur në film dhe ajo më tha pyet Romeon.

Egla: Nuk te lejoj Romeo, sepse janë dy njerëzit që kam punuar.

Romeo: Ju mendoni se Egla më harroi emrin mua dhe më thirri në emrin e vëllezërve. Të më harrosh emrin mua, mirë që s’më the Sotir si djali i tezes.

Po të them dhe çfarë stafi kam, kam Donaldin, Marion, mamin dhe babin.

Egla: Mbylle gojën o njeri, të paktën fol me zë normal. Në fakt Ledion situata ishte, së pari t’i thuash Donald apo Mario nuk është ofendim, janë dy çuna që unë kam punuar jashtë. Kur i thashë për stafin, ai më ka thënë: të mundi një më i vogël se ty. Nëse mendon se unë mund të hedh dyshime mbi këtë televizion dhe produksion nuk ma ngjit dot Romeo se je i vogël.

Ky është një djalë, artist, aktor që ka një staf dhe publik që e ndjek pas. Unë jam një aktore teatri dhe kam një publik më modest.

Kur i thash ke folur me stafin jashtë, e kisha fjalën për stafin që merret me ndjekësit e tu.

Në asnjë moment nuk ka dalë as nga paradhoma e mendimeve të mia për stafin e televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat