Dy fermerë do të largohen sot nga "Ferma Vip", ja vendimi drastik që ka marrë agai

Mediale Vip

Dy fermerë do të largohen sot nga "Ferma Vip", ja vendimi drastik që ka marrë agai

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:21
"Ferma Vip"

Mbrëmja e kësaj të hëne nuk ka nisur edhe aq e mbarë për fermerët.

Sot, Baby G dhe Xhesika Polo do të përballen në një sfidë, ku ajo që do të fitojë do marr statusin e kryefermeres dhe ajo që humbet do të largohet përfundimisht nga gara.

Por jo vetëm kaq. Një eliminim i dytë do të ndodhë këtë mbrëmje. Që në nisje të spektaklit, Fjoralba Ponari njoftoi hapjen e një televotimi, duke thënë se shqiptarët do të votojnë për personin që duan të shpëtojnë. Ai ose ajo që do dalë më pak e preferuar, do largohet nga “Ferma VIP”.

“Xhesi dhe Baby G do përballen sot kokë më kokë, njëra do fitoj statusin e kryefermeres dhe njëra largohet përfundimisht. Por sot do të ketë edhe një eliminim të dytë. Agai ka vendosur tu çojë në një televotim të hapur, përveç Baby G dhe Xhesikës”, tha Fjoralba.

Ndërsa opinionisti Kel Demi e ka konsideruar këtë vendim si një stuhi për fermerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat