“Më censuruan”/ Jetmirit s’i del e keqja, sulmon sërish produksionin e BBV

Mediale Vip

“Më censuruan”/ Jetmirit s’i del e keqja, sulmon sërish produksionin e BBV

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:53
Jetmiri

Pas largimit nga “Big Brother Vip”, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati dhe produksionit, ndaj të cilit ka vënë vazhdimisht në dyshim transparencën e tij.

Në një video të postuar në rrjete sociale  pas daljes ngë BBV, Jetmiri shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni.

Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në “Prime” e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të  këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat