Ledjona komenton daljen e Ilnisës: Jam e lumtur që doli!

Mediale Vip

Ledjona komenton daljen e Ilnisës: Jam e lumtur që doli!

Më: 20 prill 2024 Në ora: 20:44
Ledjona

E ftuar sot në ‘S’e luan Topi’ ka qenë Ledjona Xheladinaj, teksa ka komentuar banorët dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpinë më të ndjekur ‘BBV3’.

Teksa komenton daljen e Ilnisës, Ledjona shprehet se është e lumtur për daljen e saj madje sipas Ledjonës ajo duhet të kishte dalë më herët.

“Jam shumë e lumtur që doli Ilnisa, duhet të kishte dalë më herët Ilnisa dhe disa të tjerë aty, sepse pavarësisht se është një lojë duhet të jemi njerëz, duhet të japim mesazhe të bukura, gjë që ajo s’e ka bërë asnjëherë kështu që i uroj jetë të lumtur jashtë.”

Sakaq nuk ka mbetur pa u përmendur dhe Egla, për të cilën Ledjona pak kohë më parë u shpreh se e shikon fituese ndërsa ditën e sotme shprehet se nuk i qëndron më të njëjtit mendim pasi e shikon të stepur banoren prej lojës.

“Prej momentit që ka dalë nga ‘Dhoma e Bardhë’ nuk e shikoj fituese Eglën dhe e shoh që është stepur shumë në lojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat