Debatet në fermë, Mariana: Ditea është fermerja që punon më shumë

Mediale Vip

Debatet në fermë, Mariana: Ditea është fermerja që punon më shumë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Kjo javë në “Ferma VIP” ishte pa kryefermer. Për shkak të kësaj janë krijuar edhe debatet në shtëpi.

Mariana u shpreh se nga vajzat e vetme që kujdeset për punët është Ditea.

“Une e kam shumë të sikletshme të punoj dhe të urdhëroj. Ka të tjera që punojnë, por punojnë vetëm në fermë shembul. Nëse un bëj kuzhinën, por nëse ti kalon dhe sheh një gjë e lan nuk ka asgjë. Këtë nuk e ka kuptuar askush veç Diteas. Ditea është e para që shkonë në lavanderi, është e para që shikon verandën, të tjerat jo. Kryejnë shumë mirë punët e fshatit, por jo në shtëpi“, tha Mariana.

Kjo deklaratë e Marianës revoltoi shumë Artemisën dhe Çiljetën.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Si vetëm Ditea? Kur kam parë enët, i kam larë.

Artemisa: Që kur kam ardhur që ditën e parë i jam futur punëve të shtëpisë me themel. Unë jam një nga ato vajzat që kur shoh shkoj dhe e bëj gjënë.

Mariana: Kush ta mohoj?

Artemisa: Po the vetëm Ditean, unë jam lodhur. Dhe sot jam lodhur shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat