​Era Istrefi paralajmëron hitin e ri “Mona Lisa”

Mediale Vip

​Era Istrefi paralajmëron hitin e ri “Mona Lisa”

Më: 13 prill 2024 Në ora: 20:49
​Era Istrefi

Këngëtarja e njohur Era Istrefi së shpejti do të kthehet në skenën muzikore.

Ajo ka paralajmëruar promon e këngës më të re të titulluar “Mona Lisa”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Fansat e saj me padurim presin ardhjen e këngës së re për të cilën shpresojnë se do të shndërrohet në hit të ri.

Istrefi (30) fitoi njohjen ndërkombëtare me këngën e parë "BonBon", e cila përjetoi sukses në botë dhe mori certifikata të ndryshme.

Në vitin 2018, ajo performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës FIFA 2018, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, në ceremoninë e mbylljes së finales së madhe në Moskë.

Diskografia e saj përfshin vepra në gjuhën shqipe dhe angleze, ndër të tjera "Shumë Pis", "Redrum", "Nuk e di" dhe "Live It Up".

Istrefi ka marrë një sërë çmimesh dhe nominimesh, duke përfshirë çmimin European Border Breakers Award dhe Top Music Award.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat