“Boll më, na lodhët” – Erjola Doçi reagon e revoltuar ndaj banorëve në Big Brother

Mediale Vip

“Boll më, na lodhët” – Erjola Doçi reagon e revoltuar ndaj banorëve në Big Brother

Më: 8 prill 2024 Në ora: 13:12
Erjola Doçi

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3.

E duket se në këto çaste është rënduar situata e shumë prej banorëve të shtëpisë.

Ata këtë kohë kanë qenë më të ashpër me njëri-tjetrin, e shihet se janë lodhur edhe nga situatat.

Së fundmi, ditën e ka nisur në një mënyrë jo edhe aq të mirë banorja Erjola Doçi.

Ajo shihet e nervozuar në oborr, teksa i bërtet konkurrentit Liam Mandiaro.

“Boll më, se na lodhët”, u shpreh ajo.

Veç kësaj, këto ditë ka pasur shumë zënka e përplasje në shtëpinë më të ndjekur të momentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat