Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur, miqtë e këngëtares të shqetësuar

Mediale Vip

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur, miqtë e këngëtares të shqetësuar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:37
Shakira dhe Lucien Laviscount

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto me aktorin e njohur Lucien Laviscount, duke nxitur aludimet e publikut se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie.

Disa burime të afërta me dyshen me kanë konfirmuar lajmet se këngëtarja është në një lidhje me 31-vjeçarin.

Miqtë e Shakirës thanë për Dailymail se nuk ka shumë kohë që çifti janë lidhur, ndërsa ata janë shumë të shqetësuar se Lucien është lidhur me këngëtaren për shkak të famës që ajo ka dhe jo për dashurinë që ndjen për të.

Megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e dyshes, të cilët kanë zgjedhur që të heshtin.

Kujtojmë që pas ndarjes nga Gerard Pique, kënbgëtarja është përfolur disa herë që ka rigjetur dashurinë, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat