“Kam menduar se do të vdes”, Edona James flet për periudhën kur ishte diagnostikuar me kancer – del fotoja

Mediale Vip

“Kam menduar se do të vdes”, Edona James flet për periudhën kur ishte diagnostikuar me kancer – del fotoja

Më: 20 mars 2024 Në ora: 21:55
Edona James

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka rrëfyer për kohën kur ishte e sëmurë me kancer.

Në një intervistë për ATV, ajo tha se ka qenë një periudhë shumë e rëndë për të.

Transgjinorja nga Suhareka bën me dije se kjo ka ndodhur pesë vjet më parë, por që shpreson të mos i kthehet më.

“Ka qenë shumë e rëndë. Kam menduar se nuk e kam shumë gjatë, kam menduar se do të vdes. Ka qenë shumë e vështirë. Mas miri është, nuk duhet të mendosh. E kam ditur që do ta fitoj. I kam thënë një shoqes se kam me e prish kancerin. Kam thënë, ti duhet me jetu”, u shpreh ajo.

Biondja tutje shtoi: “Në atë kohë më kanë përkrahur të gjithë. Negativitetin mos me e lënë të ti brenda. Kam gati pesë vjet që jam shëruar, ishalla nuk vjen më”.

Image
Edona James

Edona mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin, shfaqjen pa filtra e po ashtu edhe për energjinë pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat