Julia lëshon deklaratën e papritur gjatë spektaklit, ja përgjigja epike e Ledionit

Mediale Vip

Julia lëshon deklaratën e papritur gjatë spektaklit, ja përgjigja epike e Ledionit

Më: 17 mars 2024 Në ora: 10:27
Ledion Lico dhe Julia Iliriani

Përtej debateve gjatë ‘Prime’ të së shtunës pati dhe momente plot humor, ku një ndër to ishte dhe aktorja Julia Iliriani.

E pyetur nga Ledioni se çfarë kishte, Julia shprehet se:

“Asgjë mor Ledion asgjë, po mendoja kur do vijnë ata 40 e sipër që të flirtojmë dhe ne, që të dalim në ‘Prime’ se vdiqëm”.

Krahas saj doli dhe Egla e cila i kërkoi moderatorit ta mendonin një herë si ide

Ledioni ju përgjigj duke thënë se do ta mendonin pasi ishte një sugjerim interesant.

Ndërkohë që banorët kanë shpërthyer në të qeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat